TIRANË,4 shtator /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Tiranë ka shtuar këndet e lojrave për fëmijët në çdo lagje të kryeqytetit, por vazhdon të kujdeset me shërbim javor për mirëmbajtjen e tyre që të jenë në shërbim të fëmijëve.
Ekipi i punonjësve të bashkisë së Tiranës gjendet sot në Sheshin Rekreativ te Astiri, Nj.A.Kashar për të riparuar këndin e lojrave.
“Mirëmbajtja dhe shërbimi javor është thelbësor për këndet e lojërave pranë çdo lagjeje. Saldime e pastrime module sportive, shkriftim rëre e rregullime ulëse në Sheshin Rekreativ te Astiri, Nj.A.Kashar”, shprehet Bashkia e Tiranës. /j.p/















