Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore, AKU mbyll 2 restorante, gjobë të tretit

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore ka pasur në vëmendje edhe kontrollin në restorante.

Trupa inspektuese e AKU-së evidentoi tre subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Konkretisht, gjatë kontrollit që DRAKU, Gjirokastër ushtroi në subjektin me aktivitetin restorant “Ana Beqiri” Çarshovë, Përmet u konstatua ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara. Ndërsa në restorantin “Altin Naçi”, Çarshovë, Përmet u konstatua se mungonte gjurmueshmëria dhe etiketimi i produkteve ushqimore.

Ndërkohë edhe nga DRAKU Tiranë është evidentuar një subjekt me aktivitet “Piceri/Emiljano Hysenbelliu”, pranë sheshit “Wilson”, i cili ushtronte aktivitetin në kushte jashtë çdo standardi dhe me kushte të rënda higjieno-sanitare.

Ndaj subjekteve restorant “Ana Beqiri” dhe “Piceri/Emiljano Hysenbelliu” u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin, si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve. Ndërsa ndaj subjektit restorant “Altin Naçi” u mor masë administrative gjobë 150.000 lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

/e.xh/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLibrat falas, 6 milionë dollarë të buxhetit u kthehen qytetarëve
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Policia mund të konfiskojë edhe… akrepa!