MONAKO, 31 gusht /ATSH-DPA/ – Sistemi Video Asistent Refereeing (VAR) do të futet në UEFA Champions League në sezonin e ardhshëm, tha presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin për shtypin.
“Plani është të prezantojmë teknologjinë fillimisht në Super Kupën e 2019 dhe më pas në Ligën e Kampionëve. Do ta përdorim atë kur të jemi gati”, u tha Ceferin gazetarëve në Monako.
Ceferin nuk donte të përjashtonte plotësisht se VAR mund të bënte debutimin e saj edhe në fazën eliminatore, por më momentin nuk është në plan.
VAR u përdor me sukses edhe në Kupën e Botës dhe është operativ edhe në kampionate të ndryshme duke shkaktuar një numër mosmarrëveshjesh në Bundesligën gjermane./ /os/ a.jor.








