BRUKSEL (Belgjikë) – Komisioni Europian i ka dhënë afat deri në fund të gushtit ”Airbnb” për të përmbushur kushtet e përdorimit sipas rregulloreve europiane dhe për të paraqitur në mënyrë më transparente tarifat e saj.
GOTEBORG (Suedi) – Festivali i parë botëror i muzikës kushtuar grave po zhvillohet në qytetin më të madh të Suedisë, Goteborg për të protestuar kundër një vale të ngacmimeve seksuale.
PEKIN (Kinë) – Presidenti afrikano-jugor, Cyril Ramaphosa në Kinë për një vizitë shtetërore më pas në samitin e forumit të bashkëpunimit Kinë-Afrikë.
VJENË (Austri) – Takim i ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes së BE-së.
SOÇI (Rusi) – Shefi i diplomacisë ruse, Serge Lavrov do të presë në takim homologun e Eritreas. Takimi do të pasojë me një konferencë shtypi./ /v.b/ a.jor.






















