Ballina SPORT

FUTBOLL – Vieri: Massimo Moratti? Vlen zero!

MILANO, 30 gusht /ATSH-ANSA/ – Massimo Moratti? Vlen zero, nuk kam patur mundësi të bisedoj me të, nuk më intereson, deklaroi ish-lojtari i Interit, Christian Vieri duke u përgjigjur në Instagram pyetjeve të tifozëve.

“Interi kurrë nuk bëri asgjë për mua”, vazhdoi Vieri duke iu referuar historisë së pengesave kundër tij .

”Mendoja ta mbyllja karrieren time tek Interi, e desha me të vërtetë këtë skuadër. Më mungon San Siro, i dhashë të gjitha atje’’, theksoi Vieri./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Nuk ka arsye për rifillimin e manovrave ushtarake me Seulin
Artikulli tjetër32 skuadra në pritje të shortit të Ligës së Kampionëve