MILANO, 30 gusht /ATSH-ANSA/ – Massimo Moratti? Vlen zero, nuk kam patur mundësi të bisedoj me të, nuk më intereson, deklaroi ish-lojtari i Interit, Christian Vieri duke u përgjigjur në Instagram pyetjeve të tifozëve.
“Interi kurrë nuk bëri asgjë për mua”, vazhdoi Vieri duke iu referuar historisë së pengesave kundër tij .
”Mendoja ta mbyllja karrieren time tek Interi, e desha me të vërtetë këtë skuadër. Më mungon San Siro, i dhashë të gjitha atje’’, theksoi Vieri./ /os/ a.jor.
