Ballina Bota

BUKURESHT – INS: Rumania vend migrator, zvogëlohet popullsia

BUKURESHT, 29 gusht /ATSH-AGERPRES/ – Popullsia rezidente e Rumanisë arriti në 19,524 milionë banorë më 1 janar 2018 ose më pak se 120 700 banorë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave (INS).

Sipas të njëjtit burim, shkaku kryesor i kësaj rënieje është rritja negative natyrore e popullsisë (numri i vdekjeve tejkalon numrin e lindjeve me 71 125).

Për më tepër, Instituti i Statistikave vëren se Rumania vazhdon të jetë një vend që mbështet tek migracioni dhe si rrjedhojë ky fenomen është shkaku i dytë kryesor për reduktimin e popullsisë rumune.

Bilanci i migracionit ndërkombëtar në vitin 2017 ishte negativ, ku numri i migrantëve e tejkalonte atë të imigrantëve me 53 000 vetë.

Sipas INS-së, popullsia urbane përbënte një shumicë prej 53,8% të popullatës së përgjithshme./  /sm/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrend pozitiv i turistëve kosovarë në Shqipëri
Artikulli tjetërSiguria në plazhe, më pak jetë të humbura falë masave të marra