TIRANË, 27 Gusht /ATSH/ -Kanë mbetur edhe pesë ditë deri në fundin e merkatos në Francë.
Kampionët aktual, Paris Saint Germain po vazhdojnë të kërkojnë lojtarë në tregun e transferimeve, për të forcuar skuadrën.
Siç raportojnë mediat spanjolle, Atletico Madrid të dielën ka zhvilluar stërvitjen e radhës, por aty nuk ka marrë pjesë Felipe Luis. Ish- lojtari i Chelsea ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga “Wanda Metropolitano”, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në atë drejtim.
Skuadra e Thomas Tuchel e ka kërkuar lojtarin me ngulm për një kohë të gjatë, por sipas klubit spanjoll, ende nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare drejt kryeqytetit spanjoll.
/gj.m/j.p/





















