TIRANË, 27 gusht /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha e përbashkët europiane, euro po vijon të forcojë pozitat gradualisht në këmbim me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë sot euro ndodhet në kuotën e 125.68 lekëve, ndërsa dollari amerikan ka humbur 0.43 lekë duke u këmbyer me 108.21 lekë.
Krahasuar me vlerën e këmbimit ditën e djeshme euro këmbehet sot me një rritje prej 0.03 lekësh.
Rënie krahasuar me ditën e djeshme shënon edhe paundi britanik, i cili ka humbur 0.32 lekë. Paundi britanik këmbehet sot me 138.95 lekë.
Kursi zyrtar i këmbimit i publikuar nga Banka e Shqipërisë është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

/m.m/j.p/











