Ballina Bota

GJENEVË – OKB: Ushtria e Mianmarit ka kryer krime kundër njerëzimit

GJENEVË, 27 gusht /ATSH-DPA/ – Ushtria e Mianmarit ka kryer krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, përdhunime, tortura, skllavërime, dhunë ndaj fëmijëve dhe shkatërrim të fshatrave të tëra, thuhej sot në një raport të OKB-së.

”Në shtetin Rakhine, ka dëshmi të gjenocidit dhe ku janë përzënë qinda myslimanë  Rohingya”, tha Misioni i Pavarur Ndërkombëtar i Fakteve në Mianmar.

”Provat e gjetura që nga viti 2011, padyshim që përbëjnë krimet më të rënda sipas ligjit ndërkombëtar”, thuhet në raport.

“Nevojat ushtarake kurrë nuk do të justifikonin vrasjen pa dallim, gratë e përdhunuara , sulmet ndaj fëmijëve dhe djegien e fshatrave të tëra”, theksoi raporti.

Raporti tha se udhëheqësi i fuqishëm ushtarak Min Aung Hlaing dhe pesë komandantë të tjerë duhet të ndiqen penalisht përpara një gjykate ndërkombëtare./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHahn për kufirin Kosovë-Serbi: Çdo marrëveshje të mos rrezikojë stabilitetin e rajonit
Artikulli tjetërLehtësim i shkëmbimeve tregtare dhe fuqizim i bashkëpunimit në rajon