Ballina Bota

SHBA – Pompeo rikthehet në Korenë e Veriut në kërkim të progresit mbi denuklearizimin

UASHINGTON, 23 gusht /ATSH-AFP/ – Shefi amerikan i dplomacisë, njoftoi sot emërimin e një të dërguari special për Korenë e Veriut, Stephen Biegun me të cilin do të kthehet në këtë vend të mbyllur në kërkim të progresit mbi denuklearizimin.

“Seve do të drejtojë politikën e SHBA-së në lidhje me Korenë e Veriut dhe përpjekjet tona për të arritur objektivin e presidentit Trump, denuklearizimin përfundimtar dhe krejtësisht të verifikueshëm të Koresë së Veriut, sikurse ishte angazhuar edhe presidenti Kim Jong Un”, deklaroi ai para medias, i shoqëruar nga i dërguar i ri.

“Ai dhe unë do të shkojmë në Korenë e Veriut javën e ardhshme për të arritur më shumë progres diplomatik drejt objektivit tonë”, shtoi sekretari i Shtetit.

Bëhet fjalë për udhëtimin e katërt të Mike Pompeo në Korenë e Veriut, i dyti që prej samitit historik të 12 qershorit në Singapor mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe kreut koreanoverior Kim Jong Un. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSelfie midis yjeve, me një aplikacion nga NASA
Artikulli tjetërFier – Banorët e fshatit Selishtë me infrastrukturë të re rrugore