Ballina Bota

HAPËSIRË – Sateliti ”Aeolus” lëshohet me sukses në orbitë

PARIS, 23 gusht /ATSH-DPA/- Sateliti europian ”Aeolus”, i cili transporton teknologji të reja për matjen e erës është lëshuar me sukses në orbitë nga Guajana franceze.

“SPARECRAFT SEPARATION… faleminderit për udhëtimin!”, citoi në Twitter kompania përgjegjëse ESA Operations duke shtuar se ajo ishte duke marrë të dhënat e para 18 minuta më vonë.

“Aeolus’ po gjeneron fuqinë e vet!”  citoi kompania në Twitter.

Para nisjes, ESA tha se ky do të jetë satelit i parë për të matur shpejtësinë e erës dhe se do të jetë në gjendje të hetojë atmosferën e Tokës nëpërmjet lazerit.

Shpejtësia e erës matet kryesisht në balonat e motit si dhe nga të dhënat nga avioni dhe matja nga satelitët.

”Aeolus” duhet të mbushë një hendek midis kilometrit 10 dhe atij 30 nga sipërfaqja e Tokës./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZjarri në çerdhe, Vokshi: Tirana nuk e meriton një kryebashkiak si Veliaj
Artikulli tjetërUshqimet që nuk duhet t’i ringrohësh