PRISHTINË, 22 gusht/ATSH/- Në komunën e Prishtinës do të fillojë nesër faza e pestë e dezinsektimit, në një sipërfaqe prej 6200 hektarësh, përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve.
Komuna e Prishtinës bën të ditur se dezinsektimi bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30-23:30, në lagjet e caktuar sipas datave të mëposhtme:
23.08.2018: Parku i Qytetit, Qyteza Pejton, Qendra e Qytetit, Lagja e Muhaxherëve, Vellusha (blloqet; shtëpia e pleqve), Tophane;
24.08.2018: Dardani, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona Industriale, Kazerma “Adem Jashari”;
25.08.2018: Prishtina e re (Veternik, Qendresa, NIC), Kodra e Trimave dhe Vneshtat
26.08.2018: Bregu i Diellit, Lagja e Spitalit, Kalabri, Kolovicë dhe Kolovicë të re;
27.08.2018: Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahçe
28.08.2018: Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë (e epërme dhe e poshtme), Besi, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll;
Në rast të reshjeve të shiut, puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim, kur kushtet atmosferike janë të favorshme.
Komuna e Prishtinës u bën apel qytetarëve që gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t`i mbajnë dritaret e mbyllura dhe t’i kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi për të paktën një orë. Po ashtu, u bëhet thirrje shoqatave të bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe./k.s/











