Ballina Kryesore

Të rinj e të vjetër, bashkë në Festën e Brezave në Kuç të Vlorës

TIRANË,21 gusht /ATSH/ – Për të 13-in vit radhazi në Kuç të Vlorës u mbajt takimi i brezave siç njihet atje festa e fshatit të njohur në Labëri. Të rinj e të vjetër, ata që jetojnë aty dhe të tjerë të rikthyer u bënë bashkë në organizimin që synon promovimin e potencialeve të turizmit dhe zhvillimit të zonës.

Të rinj e të vjetër u bënë bashkë në Festën e Brezave në Kuç të Vlorës.

Bashkë me ta u rikthyen për të festuar edhe banorë që janë larguar nga fshati me të shkuar historike, por dhe qytetarë të Vlorës e turistë. Mes tyre edhe drejtuesit më të lartë lokalë, prefekti e kryebashkiaku i Vlorës.

Këngët polifonike, vallet popullore e humori nga të famshmit parodistë të Vlorës i dhanë gjallëri fshatit të njohur 62 km nga qyteti që shtrihet në 620 metra mbi det.

Por ky takim ishte edhe një moment reflektimi e vlerësimi për bij të zonës, por edhe të huaj që vijojnë të japin kontribut për Kuçin.

Festa e Kuçit që këti vit u organizua për të 13 vit radhazi është një prej më jetëgjatave në bashkinë e re të Vlorës.

Festa vijoi deri në orët e vona, duke lënë gushtin e vitit të ardhshëm për takimin e radhës në Kuç. /a.a/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTUDIMI – Vera klasike do të zhduket, mund të bëhet gjithnjë e më ekstreme
Artikulli tjetërKalaja e Beratit, rreth 15 mijë vizitorë gjatë 20 ditëve të para të gushtit