TIRANË, 20 Gusht /ATSH/ -Kombëtarja e meshkujve në volejboll ka fituar mbrëmjen e së dielës 3-2 ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të Volejbollit, sfidë e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park.
Ky është suksesi i parë i volejbollistëve shqiptarë në këtë event (kane edhe një humbje), në një ndeshje mjaft të mirë dhe të merituar.
Shqipëria – Austri, 3-2 (27-29, 27-25, 25-13, 20-25, 15-8)
/gj.m/j.p/


























