Volejboll/ Kombëtarja e femrave humb 3-0 me Austrinë

TIRANË, 20 Gusht /ATSH/ -Kombëtarja e femrave në volejboll është mundur të dielën pasdite 3-0 nga Austria, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të rrjetës (Grupi B), ndeshje e luajtur në sallën sportive “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park.

Kombëtarja kuqezi, me mjaft vajza të reja në përbërje, beri një paraqitje të mirë, duke tentuar të rivalizojë ndaj mikeshave nga Austria, por fitorja nuk erdhi. Kjo është humbja e dytë e Shqipërisë në këto eleminatore, ku ende mungon suksesi i parë.

Sfida e radhës për Shqipërinë në këto eleminatore do të jetë më 22 gusht në Zvicër, ndaj kombëtares vendase.

Shqipëri – Austri, 0-3 (21-25, 16-25, 14-25)

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.