Ballina Kosova

Kosovë- Myftiu Tërnava uron Kurban Bajramin

PRISHTINË, 20 gusht/ATSH/- Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava uroi qytetarët kosovarë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Dita e Kurban Bajramit ka një rëndësi të madhe. Kurban Bajrami është momenti në të cilin ne me gjuhë dhe zemër shprehim besimin në Zot, duke iu përkushtuar atij me tërë qenien dhe duke ia kushtuar çdo adhurim”, theksoi Tërnava.

Myftiu Tërnava tha se “Kurban Bajrami është festa, e cila vjen pas kryerjes së njërit nga kushtet e Islamit, pas Haxhit dhe prerjes së Kurbanit. Ata që kanë mundësi materiale duhet të prejnë Kurban që të gëzojmë të varfrit”. /Kosovapress/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARABI SAUDITE – Pelegrinët myslimanë fillojnë haxhin në malin Arafat
Artikulli tjetërManastirliu: Ekspertët, vigjilentë ndaj virusit të Etheve të Nilit Perëndimor