Ballina Ekonomi

Këmbimi valutor, sezoni turistik forcon lekun

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Në tregun valutor vendas euro dhe dollari vazhdojnë të qëndrojnë të zhvlerësuar kundrejt lekut.

Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro u këmbye sot me 125.38 lekë, ose me 0.111 lekë më pak se java e kaluar.

Dollari amerikan po ashtu këmbehet me 109.88 lekë, ose 0.32 lekë më pak se java e shkuar.

Edhe paundi britanik ka pësuar rënie me 0.18 lekë duke këmbyer me 139.93 lekë./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“fDi Magazine”, profil Erion Veliajt: I ngjashëm me Justin Trudeau dhe Emmanuel Macron
Artikulli tjetërHaradinaj: Seminari i Albanologjisë, dritë e shqipes në botë