Ballina Ekonomi

Nyja e Milotit lehtëson ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror

TIRANË, 19 gusht/ATSH/- Nyja e Milotit është hapur pak ditë më parë për qarkullimin e mjeteve, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur gjatë këtij sezoni turistik, ndërsa po vazhdon puna edhe për rrugët dytësore.

Punimet në nyjen e Milotit janë një investim i qeverisë shqiptare me një fond prej 1.6 miliardë lekë.

Kjo rrugë është konsideruar një pikë strategjike për trafikun sepse lidh rrugën e Kombit me aksin që shkon nga Tirana drejt Shkodrës.

Punimet në nyjën e Milotit, nisën në muajin korrik të 2018, ndërsa përfundimi i plotë i veprës do të bëhet brenda 15 muajve.

Projekti parashikon edhe rindërtimin e rrjetit të rrugëve dytësore duke zgjidhur shqetësimin e banorëve dhe bizneseve përreth./k.s/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Pelegrinazhi në Mekë gjithnjë e më shumë high-tech
Artikulli tjetërRestaurimi i kishës së Shën Mërisë në Bënjë rrit ndjeshëm potencialin turistik