Ballina Lajme nga Vendi

FOTO/ Turistët e huaj buzëqeshin shqip

https://www.facebook.com/klosiblendi/videos/2140892526235562/

TIRANË,17 gusht /ATSH/ – Të rinjtë e ”Smile Albania” në këtë sezon veror janë kudo duke mirëpritur turistët me buzëqeshjen e mirëseardhjes dhe duke shpërndarë informacionin përkatës për atraksionet turistike në Shqipëri.

Në Durrës, turistët e shumtë nga vende të ndryshme të botës kanë përshëndetur në gjuhët e tyre duke u bërë dhe ata mbështetës të të rinjve të ”Smile Albania”.

Turistë nga Gjermania, Australia, Kanadaja, Belgjika, Holanda, Italia, Spanja, Franca, shprehen: “Ne jemi Smile Albania”.

Kjo nisëm e ndërmarrë nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit për të angazhuar të rinjtë në çdo cep të Shqipërisë për promovimin e turizmit është një hap i rëndësishëm pasi përveç angazhimit të rinisë shqiptare bën që dhe vetë ata të mësojnë vlerat dhe kulturën e vendit tonë duke dhënë informacionin e duhur për këdo vizitor që vjen si turist për herë të parë në Shqipëri. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia sulmohet me bojë, arrestohen 8 aktivistë të Vetëvendosjes
Artikulli tjetërRriten eksportet e mallrave, në 7 muaj rreth 185 mld lekë