TIRANË,16 gusht /ATSH/ – Kemi parë që shumë të famshëm përveç faktit se kanë mijëra fansa në të gjithë botën dhe fama e tyre vjen si shkak i sukseseve që arrijnë me performancat e tyre, të jenë edhe shumë altruistë përsa i përket ndihmave që ofrojnë për persona në nevojë.
Këtë herë në qendër të vëmendjes është diva e modelingut Gigi Hadid, e cila përveçse është e admiruar për linjat e saj si imazh i shumë kopertinave të revistave nga më në zë, këtë herë na ka treguar se është angazhuar në fushata bamirësie me organizatën Unicef.
Me një foto të treguar në Instastory, Gigi ka treguar se është nisur për të ndërmarë fushatën e saj të bamirësisë në bashkëpunim me Unicef. /a.a/ /a.g/























