TIRANË, 16 gusht/ATSH/ – Ekipi i “Kukësit” ka mposhtur me rezultatin 2-0 ekipin gjeorgjian të “Torpedo Kutaisi” duke i shkuar vetëm një hap larg kualifikimit, që do të ishte historik pas ndeshjes së parë të humbur me shifra të thella 5-2.
Njeriu i ndeshjes, që u zhvillua në “Elbasan Arena” ishte sulmuesi Rexhinaldo, i cili fitoi dhe ktheu në gol 2 penalltitë.
Goli i parë i cili zhbllokoi takimin u shënua në minutën e 29-të takimit.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa pjesa e dytë edhe pse foli në favor të ekipit të “Kukësit”, kualifikimi nuk erdhi.
Kuksianët shënuan edhe golin e dytë të takimit me anë të Rexhinaldos në minutën e 75-të të takimit duke kërkuar edhe të tretin që do të ishte dhe goli i kualifikimit, por diçka e tillë nuk ndodhi. /e.caushi/












