Ballina Lajme nga Vendi

UKT, përfundon ndërhyrja në “Rrugën e Elbasanit”

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ – Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë përfunduar ndërhyrjen duke rikthyer në funksion të plotë pusetat në “Rrugën e Elbasanit”.

Sipas UKT, restaurimi i rrjetit të kanalizimeve dhe i pusetave është një punë sa e rëndësishme, aq edhe e vështirë.

Ndërkaq, UKT i ka bërë apel qytetarëve për të sinjalizuar dhe raportuar çdo problem në  numrin e gjelbër 08004488, ndërsa punonjësit e UKT janë të gatshëm të ndjekin çdo ankesë deri në zgjidhjen e saj me sukses.

z.tosku/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkspozitë me dosjet që dokumentojnë përndjekjen e ish-Sigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës
Artikulli tjetërAmbasada italiane në Tiranë: Mesazhet e panumërta të solidaritetit, dëshmi afrimiteti mes dy vendeve