Ballina Bota

RUSI – Presidenti Putin për vizitë në Gjermani

MOSKË, 13 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin do të udhëtojë të shtunën, më 18 gusht, në Gjermani për t’u takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në fokus të bisedimeve do të jenë konfliktet në Siri dhe Ukrainë, njoftoi sot qeveria gjermane.

Dy liderët do të takohen rreth orës 16:00 GMT (18:00 sipas orës lokale) në kështjellën Meseberg, rezidenca e qeverisë gjermane, e cila ndodhet 70 kilometra në veri të Berlinit.

Zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert tha vetëm se diskutimet do të jenë të përqëndruara në luftën në Siri, situatën në Lindje të Ukrainës dhe çëshjet ekonomiko-energjetike.

Kontaktet e nivelit më të lartë midis Rusisë dhe Gjermanisë kanë hyrë në një fazë të re prej disa muajsh, ndërsa marrëdhëniet kanë qenë të ftohta që nga viti 2014 dhe nisja e konfliktit në Ukrainë./

/v.b/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak57 vite më parë u ndërtua Muri i Berlinit
Artikulli tjetërFier, rehabilitohet sistemi i vaditjes në fshatin Afrim i Ri