Ballina Lajme nga Vendi

FOTO/ Liqeni i Prespës me turizëm gjithëpërfshirës

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Brigjet e Liqenit të Prespës ofrojnë një potencial fantastik për zhvillimin e turizmit.

Vetëm 15 minuta larg qendrës së qytetit të Korçës, Liqeni i Prespës ofron një destinacion për plazh jo vetëm për qytetin juglindor, por edhe mundësi për zhvillimin e një turizmi gjithëpërfshirës.

“Brigjet e Liqenit të Prespës – një potencial fantastik jo vetëm për plazhin e Korçës (vetëm 15 minuta larg qendrës së qytetit), por edhe për një turizëm që i ka brenda të gjitha”, vlerëson Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi.

Liqeni i Prespës ofron natyrën e bukur, pasuri të UNESCO-s, kulturën e kishave heremite dhe jo vetëm, faunën plot pelikanë e zogj të rrallë, argëtimin dhe aventurën.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDorëzimi i bilanceve online, 18617 biznese kryen procedurat përmes e-Albania
Artikulli tjetërBashkia e Tiranës dhe studentët e Harvardit strategji për një qytet miqësor me fëmijët