TIRANE, 12 gusht/ATSH/- Moti për sot, parashikohet me një mëngjes të kthjellët dhe shtim vranësirash mesatare lokalisht në Jug të dendura në orët e nxehta të ditës.
Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta por lokalisht në zonën e Qendrës dhe Jugut edhe në formë shtrëngate dhe stuhi afatshkurtër.
Era me drejtim Veriperëndim-Verilindje 1-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3-4 me lartësi vale 1.3-1.7 metër.
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 23/37 diell pak re |
| Kukës | 18/33 diell re |
| Lezhë | 22/35 diell pak re |
| Dibër | 17/30 diell re |
| Durrës | 23/34 diell re |
| Tiranë | 23/35 diell re stuhi |
| Elbasan | 21/35 diell re stuhi |
| Berat | 21/35 diell re shi i dobet |
| Vlorë | 23/34 diell pak re |
| Korcë | 17/29 diell re |
| Gjirokastër | 18/35 diell re stuhi |
| Sarandë | 21/34 diell pak re |
/a.g/





















