TIRANË, 11 gusht/ATSH/ . Indeksi i çmimit të banesave regjistroi rënie prej 2.5% këtë tremujor.
Sipëas BSH-së, në terma realë, i deflatuar me indeksin e çmimit të konsumit, indeksi i çmimit të banesave regjistroi rënie. Ndërsa në terma nominalë, nuk pësoi ndryshime të rëndësishme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018.
Po ashtu edhe indeksi i qirasë së banesave regjistroi rënie reale prej 7.6% në tremujorin e dytë.
Raporti i indeksit të çmimit ndaj qirasë së banesave është i qëndrueshëm rreth mesatares historike të dhjetë viteve të fundit./m.m/























