SHËNIM – VENEZUELË – Pas sulmit me ”dron” Maduro përgatit kundërpërgjigjen

KARAKAS, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i mbështetur nga ushtria, po përgatitet të kundërpërgjigjet me dorë të hekurt pas sulmit me dron të orkestruar në drejtim të tij, ndërsa opozita i druhet një vale të re ndëshkuese.

Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez shprehu të dielën,edhe si drejtues i lartë ushtarak, mbështetjen e tij të plotë ndaj presidentit Maduro.

Ai konfirmoi deklaratat e Maduros, sipas së cilave ai i shpëtoi të shtunën një sulmi me dronë me eksploziv gjatë një ceremonie ushtarake në qendër të Karakasit.

-Mbështetja kryesore-

Ushtria venezueliane e cila zotëron një pushtet të madh politik dhe ekonomik konsiderohet si mbështetësja kryesore e Maduros, i cili po përballet nga ana tjetër me një mungesë të theksuar të popullaritetit të tij për shkak të kolapsit ekonomik ku është zhytur Venezuela.

Ministri i Brendshëm, Nestor Reverol njoftoi dje arrestimin e gjashtë personave të akuzuar për tentativën e vrasjes së Maduros.

Shtatë ushtarakë u plagosën gjatë sulmit.

Ministri deklaroi se deri më tani kemi arrestuar gjashtë terroristë, konfiskuar disa automjete, dhe janë kryer kontrolle në disa hotele të kryeqytetit, ku janë zbuluar prova të rëndësishme.

Zbatuesit e urdhërit dhe planifikuesit si brenda dhe jashtë vendit janë identifikuar plotësisht dhe nuk përjashtohen arrestime të tjera në orët në vijim.

Prokurori i përgjithshëm, Tarek Williams Saab, i afërt me pushtetin njoftoi se do të publikonte të hënën identitetin e personave të arrestuar.

Pak pas ngjarjes, Maduro akuzoi homologun kolumbian, i cili do t’i kalojë të martën postin pasardhësit të tij, Ivan Duque. Nuk kam dyshime që emri i Juan Manuel Santos qëndron pas këtij sulmi’’, pohoi Maduro, duke përmendur gjithashtu ”financues” të pa identifikuar me banim në SHBA.

Ai akuzoi gjithashtu ‘’ultra-të djathtën’’ duke iu referuar kështu opozitës venezueliane.

‘’Nuk do të ketë falje për autorët’’, paralajmëroi Maduro. Ata të cilët guxuan të shkojnë deri në një atentat personal, të mos mbajnë shpresa për falje, ne do ti ndjekim dhe arrestojmë kudo që të fshihen, betohem për këtë.

Në Bogota, qeveria kolumbiane e cilësoi ‘’absurde’’ akuzën e ngritur në drejtim të presidentit Santos.

SHBA-ja mohoi çdo përgjegjësi të ngjarjes. John Bolton, këshilltari për sigurinë kombëtare të presidentit, Donald Trump u shpreh i prerë se nuk ka patur në mënyrë absolute asnjë pjesëmarrje të qeverisë amerikane në këtë incident.

-Grup rebel misterioz-

Sipas ministrit të Brendshëm, sulmi u krye me ndihmën e dy dronëve, secili i ngarkuar me një kilogram C4, një eksploziv i fuqishëm ushtarak.

Një nga dronët u ngrit mbi tribunën presidenciale por divijoi drejtim dhe shpërtheu ‘’jashtë perimetrit të planifikuar’’. Droni i dytë humbi kontrollin dhe shpërtheu mbi një ndërtesë, e cila ndodhej jo larg vendit ku po zhvillohej parada.

Një grup misterioz rebelë që dyshohet të përbëhet nga civilë dhe ushtarakë mori përsipër sulmin në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale.

‘’Nuk mund të tolerojmë që popullsia të vuajë nga skamja, që të sëmurët të mos kenë ilaçe, që monedha të mos ketë më vlerë, që sistemi arsimor të mos ketë më asnjë bazë edukimi’’, thuhej në tekstin e nënshkruar nga ‘’Lëvizja Kombëtare e Ushtarëve me këshisha’’, deri më tani e panjohur./

/v.b/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.