Ballina Ekonomi

Eksportet blegtorale u rritën me 39%, kontribut hapja e eksportit me Serbinë

TIRANË, 4 gusht /ATSH/- Eksportet blegtorale janë rritur me 39% gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke regjistruar vlerën 537 milionë lekë, kundrejt 386 milionë lekë që ishin në periudhën janar-qershor 2017.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, për të parën herë blegtoria ka performuar pozitivisht duke dhënë kontribut ne rritjen e eksporteve me vendet e rajonit por edhe më gjerë.

Rritja ka ardhur, edhe për shkak se në muajin mars, pas 30 vitesh, është rihapur eksporti me Serbinë për të imtat dhe mishin e tyre.

Blegtoria zë një vend të rëndësishëm në ekonominë rurale shqiptare.

Strategjia sektoriale në funksion të zhvillimit të blegtorisë, synon të mbështesë në shkallë vendi e lokale rritjen dhe plotësimin gjithnjë e më mirë të kërkesave dhe nevojave të tregut me produkte blegtorale nëpërmjet përdorimit racional të burimeve dhe futjes së teknikave dhe teknologjive të reja në prodhim e përgjithshëm blegtoral vendas. e.xh//m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRruga Kardhiq-Delvinë, shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit Tiranë-Sarandë
Artikulli tjetërKOREJA E VERIUT – Pheniani kritikon padurimin e SHBA-së