
TIRANË, 3 Gusht /ATSH/ – Skuadra italiane e Napolit ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti dhe pritet që të bëj një ofertë zyrtare prej 50 milionë euro.
Sulmuesi kishte klauzolë 100 milionë euro në kontratën e tij për klubet e huaja, por pas dëmtimit në vitin 2017-18 vlera e tij ka rënë shumë.
Sipas SportItalia, një marrëveshje duket se është arritur mes lojtarit dhe Napolit për një kontratë 5-vjeçare, ku ai përfiton 3.5 milionë euro për sezon.
Belotti vetvetiu është i hapur për këtë lëvizje, por mësohet se Torino vazhdon të kërkojë 65 milionë euro për sulmuesin.
Napoli dëshiron të ofrojë vetëm 50 milionë euro, por marrëveshja mund të arrihet për 60 milionë euro.
/gj.m//e.caushi/






















