TIRANË, 3 gusht/ATSH/ – Qytetarja Ina Hasanaj nga Tirana mori guximin të denoncojë pranë Zyrës së Bashkëqeverisjes një subjekt fason në afërsi të Kombinatit, me rreth 187 punonjës, të cilët u ankuan për kushtet higjeno-sanitare dhe të sigurisë teknike në këtë subjekt.
Pas denoncimit në Platformën e Bashkëqeverisjes, sërish Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore realizoi verifikimin dhe identifikoi problematikat lidhur me kushtet e punës.
Punonjësit e kësaj kompanie kishin kushte shumë të vështira pune dhe punonin pa dinjitet, në kushte minimale, me një pagë minimale dhe në të ardhmen mund të sëmureshin dhe mund të kishin edhe pasoja më të rënda.
Pas ankesës në portalin e bashkëqeverisjes, brenda 72 orëve kishte një ndërhyrje dhe reagim nga portali.
Ndërkohë brenda 7 ditëve u sistemuan kushtet teknike që lidheshin me pjesën e nevojshme dhe të përshtatshme për të gjithë punonjësit e këtij subjekti./m.m/











