Ballina Lajme nga Vendi

“Interi” pret Modric për mesfushën, por ka edhe një plan B

TIRANË, 3 Gusht /ATSH/ -Luka Modric vazhdon të jetë ëndrra e madhe për merkaton e verës tek “Interi”.

Pavarësisht mbylljes së hapësirave për një transferim të tij, nga presidenti i “Real Madrid” Florentino Perez, i cili tha se kush dëshiron Modriç duhet të paguajë 750 milionë euro, kroati është gati ta takojë për të kërkuar të largohet.

Ai i ka thënë tashmë agjentëve të tij, të njëjtët që ndihmuan në kalimin e Vrsaljkos po te “Interi”, se do të dëshironte të shkonte në Milano. Gjithçka është në duart e tij dhe të Perez, që nuk do të privohet nga një tjetër lojtar kyç dhe njëkohësisht idhull i tifozerisë madrilene.

Nga ana tjetër, Interi nuk mund të bëjë gjë tjetër përveçse të presë, pak a shumë siç bëri Juventus me Ronaldon. Nëse lojtari mund të lirohet nga Reali, aty do të hyjnë në lojë Ausilio së bashku me drejtuesit e tjerë zikaltër. Java tjetër do të jetë vendimtare, pasi Modriç mbyll pushimet dhe do të takohet me presidentin e Realit, për të diskutuar në lidhje më këtë çështje.

Në qoftë se kapiteni i Kroacisë nuk do të arrijë të bindë Florentino Perez, “Interi”, që braktisi përfundimisht pistën Vidal, do të futet me të gjitha forcat për të sjellë në skuadër atë që cilësohet si “Mister X”, një lojtar i rëndësishëm, që zikaltërit po ndjekin dhe që do ta kënaqte pa masë trajnerin Luciano Spalletti.

/gj.m//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPas ”Smile Albania” vjen dhe konkursi për buzëqeshjen më të bukur të turizmit
Artikulli tjetërAnkohet në portal, nëna e fëmijës autik merr KEMP-in