TIRANË, 2 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Napoli vijon fushatën e transferimeve dhe është në kërkim të një portieri. Siç mësohet, të kaltërit janë hedhur në sulm për një portier meksikanë.
Napoli ka zgjedhur Guillermo Ochoa për të plotësuar vendin e lënë bosh nga largimi i Pepe Reinas. 33-vjeçari, i cili kërkon me ngulm transferimin te të kaltrit, shikohet si zgjedhja e duhur për të zgjidhur problemet në portë për skuadrën e drejtuar nga Ancelloti. Drejtori sportiv, Giuntoli ka nisur menjëherë punën për të bindur drejtuesit e Standard Liege të ulin disi kërkesën prej 3.5 milionë eurosh për kartonin e portierit. /a.g/




















