Ballina Lifestyle

Beyonce publikon për herë të parë foton e binjakëve të saj

TIRANË,26 korrik /ATSH/ – Që prej lindjes së tyre në qershor të vitit të kaluar Beyonce nuk ka ndarë shumë foto të binjakëve me fansat e saj. Beyonce i surprizoi fansat e saj me foton e adhurueshme të binjakëve të saj ndërsa bënte një pushim të shkurtër nga turi i saj botëror ”Who run the World II” me bashkëshortin e saj Jay Z.

Këngëtarja 36 vjeçare e ndau foton nëpërmjet Snapchatit dhe zbuloi se fotoja ishte bërë gjatë turit të saj. Vajza e saj Rumi shfaqej duke qeshur ndërsa Sir teksa kishte kapur dorën e nënës së tij.

Beyonce e cila është këngëtarja më e nominuar për çmimet Grammy, i lindi binjakët e saj në qershor të vitit 2017, por ka edhe një vajzë tjetër Blue Ivy, 6 vjeç.

Edhe pse prindër të 3 fëmijëve tashmë, fansat e Beyonce kanë zbuluar se ata e kanë qejf numrin 4 pasi Beyonce ka lindur më 4 shtator ndërsa Jay Z më 4 Dhjetor dhe të dy ata janë martuar më 4 Prill të 2008./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria shqiptare dhe GIZ, grante në mbështetje të bizneseve të reja
Artikulli tjetërEmergjencat Civile, ndëshkim ligjor për çdo pakujdesi apo veprim me paramendim