Ballina Ekonomi

Plazhi i Jalit me shëtitore të re

TIRANË, 25 korrik /ATSH/- Gjiri i Jalit pak minuta larg nga fshati Vuno në jug të vendit,  është një nga vendet më të bukura dhe të veçanta për ujin, rërën, klimën dhe jodin e detit.

Kësaj perle të bukur natyrore,  i shtohen edhe investimet në infrastrukturë të cilat po e transformojnë këtë zonë nga “pre” e kaosit në një realitet të ri të sistemimit, rregullit dhe komoditetit bashkëkohor.

Qeveria shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, (FSHZH) po investon në shëtitoren e tij të re, që është drejt përfundimit dhe do t’i kthejë shkëlqimin e  humbur kësaj bukurie natyrore për vite të tëra.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”,  FSHZH përmes një videoje fotografike publikon vijimin e punimeve për këtë projekt, që shumë shpejt dot të vihet në dispozicion të pushuesve për këtë sezon turistik. e.xh/ j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu, KPK shkarkon nga detyra prokuroren Rovena Gashi
Artikulli tjetërMbrojtja e Mjedisit nga mbeturinat edhe me Task-Forcë qeveritare