TIRANË, 25 korrik /ATSH/- Koorporata Elektro-Energjetike Shqiptare (KESH) publikoi sot Planin e Gatishmërisë për rastet e emergjencave në digat e HEC-et e vendit, që qëndron në marrjen e masave mbrojtëse për të zvogëluar rrezikun nga faktorë të ndryshëm natyrorë.
KESH bën të ditur se ky plan është hartuar nga “Gas Natural Fenosa” dhe përmban veprimet që duhet të zbatohen nga drejtori i HEC-ve për të përballuar emergjencat e mundshme.
Gjithashtu, informacioni i këtij dokumenti të rëndësishëm përfshin çështje që lidhen me aksesin e hyrjes në digë, vendndodhjen dhe karakteristikat e ndërtesës së emergjencave, përshkrimin e digës, si dhe të tjera të dhëna teknike të rëndësishme.
Plani aktual i emergjencave do t’i nënshtrohet rishikimit dhe modifikimeve themelore të cilat janë zbatuar në këtë dokument, citohet në këtë plan.
Ky Plan i Gatishmërisë në raste emergjencash duhet të rishikohet në intervale jo më të gjata se 5 vjet nga data e zbatimit të tij, duke qenë se digat kryesore në vend janë të kategorisë “Klasi i parë”, thuhet në dokumentin e publikuar nga KESH në “Facebook”.
e.xh/ j.p/






















