TIRANË,23 korrik /ATSH/ – Kur nisi të shfaqej të premten, ”Mamma Mia 2”, ishte planifikuar të ishte filmi më i parë i fundjavës, e pse jo, edhe i gjithë verës.
Por, në rrugën e tij u shfaq një pengesë, me formën e Denzel Washington. “The Equalizer 2”, që pason origjinalin e vitit 2014, ka lënë pas “Mamma Mia” në “box office-in” amerikan.
Të paktën tetë nga gjithsej 10 filmat që u shfaqën këtë javë në kinematë amerikane, ishin vijime të filmave të mëparshëm, çka edhe konfirmon se kjo verë, është një sezon pasues për kinemanë.
Sidoqoftë, analistët thonë se suksesi i “The Equalizer 2”, qëndron tek audienca etnikisht e ndryshme dhe interesi i shtuar mes meshkujve. Dhe suksesi i tij nëpër kinema vjen pavarësisht kritikave jo shumë të kënaqshme për filmin./a.a/j.p/















