ANKARA, 23 korrik /ATSH-AA/ – Futbollisti gjerman me origjinë turke Mesut Ozil njoftoi se është larguar nga ekipi kombëtar i Gjermanisë.
Në një deklaratë në rrjetet sociale sociale, Mesut Ozil theksoi se i ka dhënë fund karrierës së tij në ekipin kombëtar të Gjermanisë, ku që nga viti 2009 ai ka veshur fanellën e saj për 92 herë duke shënuar 23 gola.
“Teksa ndihem se kam qenë i ekspozuar ndaj racizmit dhe mosrespektimit, nuk mund ta përfaqësoj më Gjermaninë në nivel ndërkombëtar. Fanellën e Gjermanisë e kam veshur me krenari dhe ngazëllim, por tashmë nuk ndjej të njëjtat gjëra”, shkruan Ozil.
”Ka qenë e vështirë për të marrë këtë vendim sepse kam dhënë gjithçka për shokët e ekipit, trajnerët dhe popullin gjerman. Por, fakti që drejtuesit e lartë të Federatës Gjermane të Futbollit nuk respektojnë origjinën time turke dhe më kthyen në një mjet të propagandës politike i bënë gjërat të padurueshme. Për këtë arsye nuk mund të luaj futboll. Nuk mund të qëndroj ashtu duke mos bërë asgjë. Diskriminimi është i papranueshëm”, thekson Ozil, i cili në kombëtaren gjermane ka fituar kupën e botës, në vitin 2014./ a.jor.








