Ballina Bota

INFORMATIKË – Google Play shkarkon 168% më shumë sesa AppStore

ROMË, 22 korrik /ATSH-ANSA/ – Aplikacioni “Google Play Store”, një prej shtyllave kryesore të “Android”, sistemi operativ i “Google” që u gjobit nga BE-ja, ka arritur një shifër më të lartë se 20 miliardë shkarkime ose rreth 160% më shumë se sa aplikacioni “App Store” i “Apple” që ka arritur pak më shumë se 5,5 miliardë shkarkime, sipas një kërkimi të bërë nga kompania e statistikave për aplikacionet, “AppAnnie” dhe që i referohet tremujorit të dytë të vitit 2018.

Përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm të shkarkimit të aplikacioneve, “Facebook dominon ndërsa “Netflix” është në krye për të ardhurat e gjeneruara.

Kjo nuk është hera e parë që dyqani dixhital i “Google” ka shifra rekord të shkarkimeve, duke patur parasysh edhe përhapjen e smartfonëve me sistem “Android”.

Megjithatë, nuk është as hera e parë që, me një numër më të ulët shkarkimesh, “App Store” i “Apple” ka nxjerrë më shumë fitime se sa “Google Play”.

Në katër pozicionet kryesore të klasifikimit të aplikacioneve të shkarkuara janë “Messenger”, “Facebook”, “WhatsApp” dhe “Instagram”.

Ndërsa në lojëra triumfon “Helix Jump”, i ndjekur nga “PUBG Mobile”.

Përsa i përket të ardhurave në vend të parë është “Netflix”, i ndjekur nga “Tinder” dhe “Tencent Video”. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria me strategji për mbrojtjen e mjedisit. Zv/ministri: Turistët po e vlerësojnë ndryshimin
Artikulli tjetërSezoni turistik, mozaiku në Vilën Impluvium në Apolloni hapet për turistët