Ballina SPORT

FUTBOLL- – Benzema te Milani?

MILANO, 22 korrik /ATSH-AA/ – Sipas pretendimeve të medias italiane, Karim Benzema, sulmuesi i Realit të Madridit, ka rënë dakord për kalimin e tij te Milani.

Media raporton se këtë fillimjavë, presidenti Ludovic Fattizzo, përfaqësuesit e Benzemas, trajneri Gennaro Gattuso dhe drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli janë takuar në Milanelo, qendra sportive e Milanit.

Sipas tyre Benzema ka pranuar ofertën e Milanit, klub të cilit, me vendim të Gjykatës së Arbitrazhit së Sportit, iu lejua të luajë në Europe League, pavarësisht vendimit të mëparshëm të Federatës Europiane të Futbollit (UEFA) për përjashtimin e klubit të famshëm nga garat europiane për shkelje të ”fair play”-it financiar.

Milan i ka ofruar Benzemas të njëjtën pagë si te Reali, që është nëntë milionë euro në vit dhe kontratë deri në vitin 2022.

Benzema filloi karrierën te Olimpik i Lionit. Me Realin ka luajtur 413 ndeshje dhe ka shënuar 192 gola. Me fanellën e kombëtares franceze ka luajtur 81 ndeshje dhe ka shënuar 27 gola./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQendrat Shëndetësore në gatishmëri të plotë, 13 000 pushues të vizituar
Artikulli tjetërQeveria me strategji për mbrojtjen e mjedisit. Zv/ministri: Turistët po e vlerësojnë ndryshimin