Ballina SPORT

FUTBOLL – “Marseja” kërkon patjetër Balotellin

PARIS, 21 korrik /ATSH-AFP/ – Po përpiqemi të gjejmë një marrëveshje mes ekipit të Nisës, Balotellit dhe nesh, deklaroi drejtori sportiv i “Olimpikut” të Marsejës, Andoni Zubizarreta në lidhje me një ardhje të mundshme të sulmuesit italian, në zemër të merkatos.

“Ne kemi vënë të gjitha mundësitë që mendojmë se mund të vendosim në këtë dosje, nëse funksionon, në të kundërt do të krijojmë një ekip konkurues. Janë disa vendime që nuk janë në dorën tonë”, – vazhdoi basku, që shprehej gjatë prezantimit të blerjes së parë që kreu “Marseja” këtë verë, të mbrojtësit kroat Duje Caleta Car.

“Olimpiku” i Marsejës është gati të paguajë 10 milionë euro për të sjellë golashënuesin nga “Nisa”, por negociatat po vështirësohen. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUshqimet, detyrim vendosja e origjinës së lëndës së parë në etiketë
Artikulli tjetërAKU gjobit 3 subjekte, tregtonin në kushte të rënda higjeno-sanitare