Ballina Ekonomi

Lehtësohen procedurat e kreditimit për individët

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ – Banka e Shqipërisë ka publikuar Vrojtimin për Aktivitetin kreditues për tremujorin e dytë, sipas të cilës rezulton se bazuar në perceptimet e bankave tregtare, standardet e kreditimit për individët janë lehtësuar.

Sipas këtij raporti, kërkesa për kredi u raportua më e lartë në tremujorin e dytë, si për bizneset ashtu edhe për individët. Në tremujorin e tretë të vitit 2018 bankat presin standarde pothuajse të pandryshuara, si në kategorinë e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve.

Vrojtimi vlereson se, kërkesa pritet të qëndrojë në nivele të ngjashme me tremujorin e dytë në segmentin e bizneseve, ndërkohë që për atë të individëve pritet të jetë lehtësisht më e lartë. Normat e interesit mbi kreditë në lekë priten të reduktohen, ndërsa ato në valutë të rriten në tremujorin në vazhdim. /e.xh//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria, përmirësimi teknik dhe përmirësimi i shërbimeve në tokë, sfidat e aviacionit
Artikulli tjetërSHBA – Rritet bilanci në 17 të vdekur pas përmbysjes së një anije në Misuri