Ballina Lajme nga Vendi

Plazhet, tashmë të pajisura me kullat e Rojes Bregdetare

TIRANË, 17 Korrik / ATSH / – Ministria e Turizmit dhe Mjedisit thotë se për herë të parë ka një infrastrukturë kullash vrojtimi në funksion të sigurisë së pushuesve nga Velipoja në Sarandë. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit thotë se rrjeti ka ende boshllëqe, por ka ndryshim të madh nga vitet e shkuara dhe është në përmirësim ditë pas dite.

Ministria kujton dobësitë e mëdha të pushtetit vendor në këtë drejtim, pasi ky aspekt është detyrë ligjore e funksion i bashkive.

“Sidoqoftë, nuk ka asnjë justifikim dhe bashkëpunimi me bashkitë për të garantuar një sezon të pastër e të sigurtë po forcohet dita-ditës në terren”, thuhet në postimin e zv.ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUsain Bolt fillon karrierën si futbollist në Australi
Artikulli tjetërBalanconi hormonet me këto ushqime natyrale