TIRANË, 17 korrik /ATSH/- Kursimet në valutë vijojnë të dominojnë, duke përbërë 52.6% të totalit të depozitave që kanë shqiptarët në fund të muajit maj.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në nëntor të vitit 2015, për herë të parë depozitat në valutë (ku dominon euro) për herë të parë i kaluar ato në lekë dhe kjo tendencë ka vijuar ende.
Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë strategjinë për të ulur nivelin e përdorimit të euros në ekonomi, por megjithatë monedha e përbashkët vijon të mbetet e preferuara e kursimtarëve.
Por gjithashtu një arsye tjetër është edhe fakti që pjesa më e madhe e shkëmbimeve tregtare, ku paguhet në euro, kryhet me vendet e Bashkimit Evropian (BE) duke zënë 66,0 % të gjithë tregtisë në Shqipëri dhe një e treta e tyre u paguan në dollarë amerikanë, ose 34%.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, një rritje e madhe e llogarive u konstatua tek bizneset. Nga marsi 2017 deri në janar 2018, depozitat e biznesit në banka u rritën me 140 milionë euro, njofton Banka Qendrore. e.xh/ /a.g/






















