Ballina Lajme nga Vendi

FOTO- Moda e Lartë, fustanet e ëndrrave për nuset e 2019

TIRANË, 7 korrik/ATSH/.- Moda e Lartë është një lulëzim i vërtetë për ata që e duan modën dhe traditat e saj. Vera e Parisit ka parë ditët e fundit, stilistët më të mirë në botën e modës së lartë, që sfidojnë me njëri tjetrin për pëlhurat më të mira, qëndisjet dhe gurët e çmuar.

Shumë nga krijimet e botës së Modës së Lartë duket se kanë lindur me të vërtetë për tu veshur në ditën e dasmës: e bardha e pastër dhe eleganca e çdo fustani janë elemente që ndihmojnë imagjinatën, për të shkëlqyer në ditën e “Po”.

Shumë stilistë të Modës së Lartë mbajnë gjallë traditën, duke ndezur edhe shumë fantazinë tonë, siç bën Elie Saab, i cili nuk heq dorë nga fustani Maxi me mbylljen e bashkangjitur dhe vellos skenografike.

Hidhni një sy në galeri dhe gjeni, drejtpërdrejt nga shfaqjet e modës vjeshtë-dimër 2019, cilat janë tendencat që do të shohim edhe në aspektin e fustaneve të dasmës.

Mos imagjinoni vetëm modele klasike: ka pantallona dhe kostume, fustane me gjatësi mesatare, qëndisje, ngjyra dhe aplikime të papritura./k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Ndjeshja Francë-Uruguaj tërheq audiencë stratosferike në TFI
Artikulli tjetërTOKIO – Reshjet e dendura përmbytin Japoninë, 20 të vdekur