Ballina SPORT

Scolari: Neymar nuk do të bëhet kurrë Pele

KAZAN, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Neymar nuk do ta arrijë kurrë Pelen, deklaroi sot ish-trajneri i Brazilit, Luis Felipe Scolari.

Gjatë një interviste për revistën spanjolle “El Mundo”, Scolari tha se, “në Brazil e dimë kush është Neymar dhe kush është Pele”.

“Ne e dimë se ka vetëm një Pele dhe nuk do të ketë kurrë një tjetër”, thotë ai.

“Një lojtar mund të jetë shumë i mirë, madje edhe spektakolar, por nuk do të jetë kurrë si Pele sepse ai nuk ka një trashëgimtar. Askush nuk do e arrijë kurrë atë”, theksoi ish-trajneri i Brazilit.

Pele ishte vetëm 17 kur fitoi për herë të parë Kupën e Botës në Suedi në vitin 1958. Ndërsa Neymar është 26 dhe deri tani ka vetëm kujtime të këqija nga Kupat e Botës. /G.S/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet e huaja, Shqipëria pret sërish shifra rekord këtë vit
Artikulli tjetërEksportet rritje me 18.4%, pavarësisht goditjeve nga kursi i këmbimit