Martinez: Jemi të përgatitur edhe kundër Brazilit

MOSKË, 6 korrik /ATSH-ANSA/ – Belgjika dhe Brazili janë shumë të ngjashme përsa i përket cilësisë dhe talentit të lojtarëve, por ndryshimi është që ne nuk kemi fituar asnjëherë një botëror, theksoi trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez.

“Brazilianët nuk e kanë bllokimin psikologjik që ka lidhje me të mosfituarit e një botërori. Përveç talentit dhe taktikës kanë edhe mentalitetin e atij që e di sesi fitohet një botëror’’, theksoi Martinez.

”Jo shumë ekipe mund të bëjë atë që ne kemi bërë me Japoninë, ka diçka speciale në ekipin tonë, ne jemi përgatitur për këtë ndeshje në dy vitet e fundit dhe jemi gati’’, theksoi ai./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.