Ballina SPORT

Arbitrat e ndeshjeve çerekfinale

MOSKË, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Arbitri brazilian, Sandro Ricci do të drejtojë ndeshjen çerekfinale mes Rusisë dhe Kroacisë, njoftoi sot FIFA.

Ndeshja në Soçi, që do të zhvillohet nesër, do të jetë e treta për Riccin pasi drejtoi ndeshjet në fazën e grupeve Francë-Danimarkë dhe Kroaci-Nigeri.

Bjorn Kuipers, nga Holanda, do të drejtojë ndeshjen Angli-Suedi që zhvillohet nesër në Samara.

Kuipers ka drejtuar gjithashut ndeshjen mes Rusisë dhe Spanjës në 1/8 dhe ato Egjipt – Uruguaj dhe Kosta Rika – Brazil në fazën e grupeve.

Ndërsa arbitrat e përcaktuar nga FIFA në ndeshjet që zhvillohen sot janë Nestor Pitana dhe Milorad Maziç.

Argjentinsi Pitana do të drejtojë ndeshjen Uruguaj – Francë në Nizhni Novgorod, ndërsa serbi Maziç do të drejtojë atë mes Brazilit dhe Belgjikës në Kazan. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMedia spanjolle: Ciao CR7!
Artikulli tjetërShqipëria në nivelin më të ulët historik të papunësisë