BUKURESHT, 4 korrik /ATSH-ANSA/ – Dhoma e Deputetëve miratoi sot me 167 vota pro, 97 kundër dhe 19 abstenime ndryshimin e Kodit Penal, i miratuar dje edhe nga Senati rumun.
Kjo reformë, e mbështetur nga qeveria socialdemokrate është objekt i kundërshtimeve të ashpra nga ana e opozitës dhe shoqëria civile, sipas të cilave, kodi i ri do të avantazhojë përgjegjësit e krimeve dhe do të dobësojë luftën kundër korrupsionit galopant në vend.
Shumë manifestime janë organizuar në të gjithë vendin për të kundërshtuar miratimin e këtij kodi.
Kundër miratimit të tij është edhe presidenti i vendit, Klaus Iohannis.
“Që prej ditës së sotme, Rumania nuk është më një shtet i së drejtës”, deklaroi Ion Stelian i USR, partia kryesore e opozitës rumune./ a.jor.























