Ballina Shëndetësi

Manaferrat “depo” ushqyese për organizmin

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ – Nëse edhe juve jeni të fiksuar pas manaferrave, atëherë ky është një lajm i mirë. Ky frut i shijshëm ka vlera mjaft të larta ushqimore.

Manaferrat janë të pasura me fosfor, kalium, magnez, kalcium, provitaminë A, vitamina B1, B2, B5, B6 dhe më së shumti vitaminë K, e cila nxit përthithjen e kalciumit në gjak, si dhe forcon eshtrat.

Manaferrat mund të konsiderohen një “depo” ushqyese për organizmin.

Antioksidanti i quajtur antocianinë, i cili i jep ngjyrën karakteristike, parandalon inflamacionet në trup dhe ka fuqinë për të shkatërruar radikalet e lira, të cilat dëmtojnë qelizat e trupit dhe shkaktojnë kancer.

Ajo që duhet të dini është se me vetëm një filxhan me manaferra, keni dozën e rekomanduar të vitaminës C, e cila, siç e dimë stimulon sistemin imunitar dhe rregullon aktivitetin metabolik. /a.a//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Leyen: Për NATO-n shpenzojmë aq sa është e domosdoshme
Artikulli tjetërLëkundje të forta tërmeti në Tiranë, Ministria e Mbrojtjes: Intensiteti 6 ballë